Rrëfime e portrete për gratë që u bënë zëri i shqiptarëve

Rrëfime e portrete për gratë që u bënë zëri i shqiptarëve

19 tetor 2018 14:04

Prishtinë, 19 tetor − Kontributi i grave të huaja dhe atyre të mërgatës shqiptare që kanë lënë gjurmë në tre shekuj është përmbledhur në një vend. Autorja Hanëmshahe Ilazi ka grumbulluar e përpunuar të dhëna për gratë e huaja që u bënë pjesë e ngjarjeve kryesore historike të popullit shqiptar. Krahas tyre, edhe për shqiptaret që lanë gjurmë të pashlyera me veprimtari atdhetare, shkencore, kulturore, sportive, edukative a humanitare duke e bërë përkatësinë kombëtare të njohur gjithandej botës.

Këto gra kanë jetuar në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë e njëzet e një. Disa jetojnë edhe në ditët e sotme. Por emri i tyre është përjetësuar në librin e Botimeve KOHA, të titulluar “Gratë e Huaja për Shqiptarë dhe Shqiptaret e Diasporës”. Libri u promovua të enjten në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”. Ilazi e ka sjellë këtë libër si një falënderim që ato të kujtohen e të nderohen, por edhe si amanet për brezat e rinj. Madeleine Albright, Hillary Clinton, Angela Markel, Margaret Thatcher, Marina Marinova, Ana Di Lelio, Natasha Kandiq, Edith Durham, Nënë Tereza, Elena Gjika, Inva Mula, Ermonela Jaho e Elbenita Kajtazi, janë disa prej emrave të përmendur në libër.

Autorja Hanëmshahe Ilazi ka falënderuar bashkëpunëtorët e saj, tek ka dhënë detaje për librin.

“Në këtë libër kam përfshirë 102 gra të huaja dhe 65 gra shqiptare të diasporës që kanë jetuar në fundshekullin e nëntëmbëdhjetë, njëzet dhe njëzet e një”, ka thënë Ilazi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme