Kuvendi u hap rrugë investimeve prej mbi 20 milionë eurosh në Prekaz

Kuvendi u hap rrugë investimeve prej mbi 20 milionë eurosh në Prekaz

19 tetor 2018 12:22

Prishtinë, 19 tetor – Qeveria e Kosovës do të obligohet të investojë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skënderajt. Të enjten, deputetët e Kuvendit me 84 vota për kanë votuar në lexim të dytë Projektligjin për kompleksin memorial “Adem Jashari”. Kësisoj, ata u kanë hapur rrugë investimeve, që sipas vlerësimeve të ekzekutivit “peshojnë” 21 milionë euro në një periudhë trevjeçare. Kaq e kishte vlerësuar koston e zbatimit të këtij ligji Ministria e Financave në një opinion në mars të këtij viti.

Pas votimit është bërë një konfrontim verbal midis disa deputetëve, duke marrë shkas në atë që në mungesë të grupeve parlamentare të VV-së dhe LDK-së Projektligji në fillim të javës nuk kishte kaluar.

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se pas votimit deputetët Muharrem Nitaj, Ganimete Musliu e Albulena Balaj duhet t’i kërkojnë falje VV-së për krahasim me Listën Serbe sa i përket mosvotimit të Projektligjit të hënën e kësaj jave.

“Kjo ka qenë një shpifje e padurueshme të na krahasojnë me Listën Serbe për Adem Jasharin. Mund të bëhet politikë me gjithçka, por jo me Adem Jasharin. E keni sa me e kriju një situatë për ta goditur opozitën”, ka thënë Konjufca. Menjëherë ka replikuar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Ka thënë se nuk i bie pishman për atë që ka thënë.

Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, ka thënë se deputetët me votimin e Projektligjit kanë përfunduar një obligim më shumë se moral sa i përket këtij kompleksi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme