“Shota” parakalon në shesh

“Shota” parakalon në shesh

16 tetor 2018 13:07

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota”, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti–Skënderbeu, ka parakaluar sot në sheshin e Prishtinës për t’u ndalur më pas pranë shtatores së heroit për të interpretuar valle dhe këngë të ndryshme që pasqyrojnë historinë dhe traditat shqiptare.

Interpretimi i këngëve dhe valleve nge ansambli “Shota” ka zgjuar interesim të madh të qytetarëve, të cilët kanë përcjellë këtë eveniment, raporton KP.

Edhe pse ishte paralajmëruar se do të marrë pjesë, kryeministri Ramush Haradinaj nuk ishte i pranishëm.

2018-a është shpallur Viti i Skënderbeut në nderim të 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit të shquar të historisë kombëtare shqiptare, gjatë të cilit mbahen aktivitete të shumta kulturore./S.Sopa/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme