Shtatorja e Anton Çettës në bronz ende pa lokacion

Shtatorja e Anton Çettës në bronz ende pa lokacion

15 tetor 2018 10:32

Prishtinë, 15 tetor – Skulptori Agon Qosa i ka dhënë fund punës për realizmin e shtatores së mbledhësit të folklorit e pajtuesit të gjaqeve, Anton Çetta. Tashmë vepra është shkrirë në bronz. Por atij i është thënë që ta mbajë shtatoren në atelie. Se sa do të qëndrojë figura e Çettës në atelienë e skulptorit ferizajas nuk dihet. Kjo, për shkak se shteti ende nuk ia ka bërë një vend shtatores nëpërmjet së cilës do të kujtohet prijësi i Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve.

Skulptori Agon Qosa ka thënë se shkrirja në bronz e shtatores është bërë në Mitrovicë, nga Ervis Harlicaj. Sipas tij, vepra tashmë është e gatshme dhe mund të vendoset menjëherë në secilin lokacion që i caktohet, shkruan sot Koha Ditore.

“I kam thirrur këta të Agjencisë për të ardhur e për ta parë. Më kanë thënë se nuk është caktuar ende vendi dhe që ta mbaj në atelie. Nuk e di çfarë të them sa i përket moscaktimit të lokacionit”, ka thënë Qosa.

Riza Krasniqi, anëtar i këtij këshilli, ka thënë se anëtarët e Këshillit do të mblidhen për ta diskutuar këtë problem. Qysh prej korrikut të këtij viti kur gazeta kishte raportuar se Instituti Albanologjik i Prishtinës kishte refuzuar kërkesën që shtatorja të vendoset në oborrin e këtij institucioni, Këshilli më nuk ka bërë ndonjë kërkesë tjetër (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme