Kulturë

Grafisti i transformimeve me vepra tredimensionale

Imazhi i shëmtuar i një trafoje në një fshat të Kumanovës është tjetërsuar. Ka marrë formën e një vepre arti. Në vend të shkronjave të shkarravitura – me emrin e një reperi – shihet një breshkë. Në një realizim në teknikën tredimensionale, artisti i muraleve, Naim Idrizi, e sjell atë gati të gjallë, sidomos me zgjatimin që i bën njërës këmbë të breshkës deri në rrugë.

Fotografia që krahason kontejnerin, si ishte dhe si duket tani, është bërë virale. Shumë është shpërndarë nëpër rrjetin social Facebook. Kësisoj Idrizi, i cili viteve të fundit ka realizuar murale të shumta, ka marrë vëmendje.

Por kjo vepër arti është veç një prej të shumtave që ka realizuar ai. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Idrizi, i lindur më 1989 në Kumanovë të Maqedonisë, flet për gjurmët që ka lënë deri më tani nëpërmjet muraleve. Pikë e tij e fortë janë pikturat 3D.

Rrugëtimi me 16 murale

Naim Idrizi diplomoi në Fakultetin e Arteve, Dega e Grafikës, në Universitetin e Prishtinës, më 2012. Aktualisht është në pritje të mbrojtjes së diplomës për studimet master në të njëjtin drejtim. Është pjesëmarrës në festivale dhe ekspozita të shumta kolektive dhe pjesë e stafit të festivalit të muraleve “Mural Fest” në Ferizaj...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)