As në ferr, as në parajsë

As në ferr, as në parajsë

14 tetor 2018 07:30

Xhavit Kajtazi shkollimin fillor, të mesëm dhe sipëror (Fakultetin Filologjik - Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe) i kreu në Prishtinë.

Gjatë studimeve punoi në gazetën studentore “Bota e re” (1979 -1981), ndërkohë më pas vazhdoi profesionin e gazetarit në Televizionin e Prishtinës (1981 – 1985). Ishte redaktor i revistës “Kontribute të historisë së sportit të Kosovës”, ndërsa një kohë punoi edhe në Bashkësinë e arsimit, kulturës dhe kulturës fizike të Prishtinës, prej nga, si edhe shumë punëtorë të tjerë u përzunë me dhunë nga puna.

Ishte gazetar dhe më pas edhe redaktor i sportit në gazetën “Rilindja” (1995 – 2000), redaktor i sportit në “Radio Rilindja”, redaktor i sportit në gazetën “Zëri” (2000 – 2001), kryeredaktor i gazetës “Kosova sport” (2001 – 2005), redaktor i sportit në “Infopress” (2005 – 2008), kryeredaktor i revistës së ilustruar “Arena sportive” (2005-2006), kryeredaktor i gazetës së përditshme “Sport” (2008 – 2009), kryeredaktor i gazetës “Topi” (2009-2010), kryeredaktor i gazetës së përditshme “Metro” (2010 – 2011), redaktor i sportit në revistën e ilustruar “IP Magazinë” (2013-2014), redaktor i sportit në portalin “Publiku.net” 2014 dhe redaktor i redaksisë së monografisë “Kosova”, të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Gjatë periudhës 2003 – 2005 ishte kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë Profesionistë të Kosovës. Merret me shkencë dhe publicistikë. Ka botuar këta libra: “Fjalori i futbollit”, Prishtinë 2003, Monografia “Hendbolli i Kosovës, figura dhe dëshmi, 1958 – 2005”, Prishtinë, 2005, Monografia “Gazetari për gazetarin…”, Prishtinë, 2010, Monografia “Futbolli i Kosovës, nga robëria në liri, 1991-1999”, Prishtinë, 2012 dhe Monografia “Hendbolli kosovar 1953-2013”, botim i plotësuar dhe me bashkautorë, Prishtinë, 2013.

Ishte themelues, lojtar dhe trajner i KV “Universiteti” (1974 – 2000), trajner i përfaqësueses së të rinjve të Kosovës (1981 – 1989) - vendi i katërt në ish-YU, trajner i KV Mabetex (2001 – 2006) - pesë tituj të kampionit dhe pesë herë fitues i Kupës së Kosovës, fitues i Superkupës gjithëkombëtare, 2006 (Mabetex – Dinamo Tiranë 3:2), trajner i KV Prishtina (2006 – 2009) - dy tituj të kampionit dhe dy herë fitues i Kupës së Kosovës). Fitoi çmimin “Trajneri më i suksesshëm i Kosovës” në sportin e volejbollit (2008). Po ashtu ishte trajner i KV “Besa” të Pejës (2014) – vendi i tretë, si dhe anëtar i Komisionit për hartimin e Ligjit për sport të Kosovës (2003). Jeton dhe punon në Prishtinë.

Purgatori As në ferr, as në parajsë...Në purgator... Këtu jemi ne gazetarët, që shekullin e punës e nisim dhe e mbyllim me një histori të veçantë, si një shërbëtor i mirë, apo edhe i keq. Jetë shumë e vështirë, me shumë pasoja e rreziqe që herë-herë s’i rrok dot mendja e njeriut. Një ecje si nëpër teh të shpatës. Të shkosh majtas, i dorëzohesh parajsës; të shkosh djathtas, bie në kthetrat e ferrit.

Për të qenë mes dy zjarreve është shumë vështirë. Këtu jemi ne fillimisht. Gazetari është regjistrues, por edhe shtrembërues i realitetit. Mbi dyzet vjet (po dua të besoj) kam qëndruar në purgatorin e Dantes, duke u përballur me stuhitë, sa majtas, sa djathtas. Nuk gaboj nëse them që gazetari është si xehetari; sot e sheh, nesër s’e sheh. Shpresoj se po më kuptoni....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme