Kulturë

Civilizimi teknologjik dhe i cyber-kulturës

Descriptive Text

Dëshira për inovacion dhe zbulim e karakterizon qenien njerëzore, prandaj rendi teknik dhe teknologjik i sotëm nuk është thjesht një pasojë politike dhe intencë e pushteteve për kontroll dhe dominim, mirëpo, para së gjithash, një krijesë artificiale, një rend teknik në të cilin janë investuar energji, punë dhe përvojë njerëzore.

Shoqëria evoluon dhe ndryshon me kohën, prandaj secila epokë e zhvillimit njerëzor ka kontradiktat e veta, ashtu siç i ka të konstruktuara edhe epoka jonë digjitale dhe e cyber-culturës, e cila në masë të madhe e ka sjellë individin përballë problemeve etike dhe morale në raport me jetën e vet individuale dhe përgjegjësitë sociale që i takojnë brenda ambientin ku jeton dhe vepron.

Në lidhje me shqetësimet mbi marrëdhënien e individit me teknologjinë, Chris Schilling në librin e tij “Trupi në kulturë, teknologji dhe shoqëri” shprehet se “teknologjitë nuk janë domosdoshmërish 'çnjerëzore'. Ato nuk mund të shihen si determinime të imponuara nga jashtë, por si dimensione të lidhura ngushtë me planet, qëllimet dhe kapacitetet e njerëzve”, ndërsa John Law në një artikull të tij thekson se në një rend një rend socio-teknik, “ajo që duket të jetë sociale është pjesërisht teknike, ndërsa ajo që ne zakonisht e quajmë teknike është pjesërisht sociale”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)