Kulturë

Gratë e Krushës tregojnë afinitetin e tyre në art

Gratë e Krushës së Madhe tashmë janë të njohura në publik për veprimtari të ndryshme pozitive për shoqërinë, me theks të veçantë kah gastronomia.

Por, ato rishtazi kanë treguar afinitetin e tyre edhe në art, transmeton KTV.

Në galerinë “Monet” në Prishtinë, gra të moshave të ndryshme nga ky fshat, publikuan punimet e tyre nga qeramika, të realizuara në bashkëpunim në kuadër të një punëtorie me piktorët Blerta Surroi e Veli Blakçori.