Kulturë

Vazhdojnë problemet për Sallën e Operës dhe Baletit

Descriptive Text

Guri themeltar i Sallës së Operës dhe Baletit i vendosur nëntë vjet më parë te hapësira e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ka disa ditë që ka humbur gjurmët duke u mbuluar me dhe.

Gropa e krijuar për vendosjen e themelit të objektit “Ibrahim Rugova”, është mbyllur nga Komuna e Prishtinës, transmeton KTV.

Zyrtarë të Komunës theksojnë se meqenëse Ministria e Kulturës për një kohë të gjatë nuk kishte zhvilluar punime aty, atëherë janë detyruar të veprojnë në këtë formë për t’i ofruar siguri qytetarëve.