Koncerti i radhës i korit të qytetit të Pejës “Siparantum” në Kroaci

Koncerti i radhës i korit të qytetit të Pejës “Siparantum” në Kroaci

11 tetor 2018 12:09

Kori i femrave nga qyteti i Pejës "Siparantum" përsëri do të udhëtojë më 20 tetor në Kroaci. me ç'rast do të paraqitet në sallën më të njohur të vendit "Hrvatski Glazbeni Zavod" - Zagreb.

Ky koncert për ne është më ndryshe meqë kësaj radhe udhëtojmë vetëm me korin e femrave dhe programi është krejtësisht më ndryshe se herëve të kaluara. Do të paraqitemi me një program të larmishëm nga kompozitorë të njohur botërorë dhe shqiptarë, dhe kjo dëshmon punën tonë të vazhdueshme dhe dita-ditës repertori ynë po bëhet më i pasur, dëshmi e punës së korit “Siparantum". Puna nuk ka qenë punë aspak e lehtë, meqë ne është dashur të ndërtojmë një program krejtësisht të ri, tha Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Koropetitor i programit është Agron Shujaku, pianist i njohur nga Prishtina.

Koncerti organizohet nga Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare i qytetit të Zagrebit.

Ky është koncerti i tetë dhe udhëtimi i tretë në Kroaci i korit “Siparantum”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme