“Nëntor i ftohtë” hap dyer të reja me çmimin e audiencës në festivalin zviceran

“Nëntor i ftohtë” hap dyer të reja me çmimin e audiencës në festivalin zviceran

08 October 2018 11:02

Prishtinë, 7 tetor- Përcaktimi i audiencës së festivalit zviceran për ta vlerësuar me çmim filmin nga Kosova, i ka dhënë vulë rrugëtimit të mbarë që ka nisur “Nëntor i ftohtë” nëpër botë. Filmi i regjisorit Ismet Sijarina, i cili ka shkruar edhe skenarin bashkë me Arian Krasniqin, e ka marrë çmimin e audiencës në “Zürich Film Festival”.

Ky sukses ia ka siguruar filmit - që rrëfimin e shtjellon në Kosovën e fillimviteve ’90 – shfaqjen edhe në të paktën tri festivale të tjera. Në Stamboll, Selanik e Göteborg do të shfaqet “Nëntor i ftohtë” pas triumfit në festivalin zviceran. Një ekip i filmit ishte prezent në festivalin që edicionin e sivjetmë e ka realizuar mes datave 1 e 7 tetor.

Në rolet kryesore në këtë film luajnë: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu, Emir Haxhihafizbegoviq, Gordana Boban dhe Lum Veseli. Drejtor fotografie është Sevdije Kastrati, montazher Vladimir Pavlovski. Muzika e filmit është realizuar nga rock-grupi kosovar “Jericho” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme