Shtëpia me çardak unik prej druri

Shtëpia me çardak unik prej druri

07 October 2018 13:01

Xhemajl Hereni, që gati ka arritur te të ’90-at, del nga shtëpia së paku pesë herë në ditë. Në xhaminë e bardhë të Terzive kryen ritet fetare.

Pjesën më të madhe të ditës e kalon në shtëpinë e tij, që është monument i mbrojtur me ligj. Është fjalëpak. Por shtëpia nuk është edhe aq larg xhamisë, që po ashtu është monument kulture.

Është ndërtuar në shekullin XIX, por data e saktë nuk i dihet. Ajo shquhet për çardakun prej druri, përgjatë gjithë hapësirës së pjesës ballore. Planimetria katërkëndëshe, në dy kate, ka strukturë të ndërtuar me gurë e qerpiçë. Në “Terzi Mahallë” të gjithë e njohin Herenin. Një zonë e mbrojtur, e pasur me monumente arkitekturore e me njerëz që ruajnë zanatet e së kaluarës, shkruan Koha Ditore.

Thirrja e Herenit për mbrojtjen e shtëpisë

Fqinjët tregojnë se zoti Hereni ka shkuar për të falë njërin prej namazeve, prej pesë sa janë në rend gjatë 24 orëve, si obligim për myslimanët e devotshëm. Sugjerojnë të pritet pak. E meqë është hera e tretë gazeta synon ta takojë, derisa në dy prej të cilave nuk janë pyetur fqinjët nëse dinë se ku ndodhet, kjo mbetet zgjidhje optimale... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme