Monografi me vlera të veçanta për piktorin e ekzistencës kombëtare

Monografi me vlera të veçanta për piktorin e ekzistencës kombëtare

06 October 2018 15:32

Monografia “Abdurrahim Buza”, mbi jetën dhe krijimtarinë artistike pikturale të doajenit, piktorit të brezit të parë të artit në Kosovë dhe krijuesit, i cili për arsye objektive e braktisi vendlindjen dhe u vendos në Republikën e Shqipërisë, ku jetoi dhe krijoi deri në frymën e fundit të jetës, e hartuar nga prof. Tahir Emra, anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, është një vepër e rëndësishme për artdashësit shqiptarë në të gjitha trevat ku jetojnë dhe frymojnë, e cila pa dyshim që e plotëson një boshllëk në historiografinë shqiptare të arteve pamore.

Autori Emra e ndan monografinë në gjashtë kapituj: (Takimi i parë me Abdurrahim Buzën, Abdurrahim Buza – piktori i parë i artit modern shqiptar, të tjerët për Abdurrahim Buzën, shkollimi në Akademitë e Arteve, albumi i veprave dhe bibliografi e përzgjedhur).

Përmes gjashtë njësive autori e ka konceptuar tërë shkrimin rreth realizimit të monografisë. Qëllimi kryesor i autorit ka qenë që në mënyrë koncize, gjithëpërfshirëse ta vërë në spikamë tërë opusin krijues të piktorit Buza, piktor i cili i ka vënë themelet e para të artit si në Kosovë po ashtu edhe në Republikën e Shqipërisë. Në të dyja anët e etnisë shqiptare është shpërfaqur ndikimi i tij në zhvillimin e artit, i cili gradualisht reflekton drejt artit modern. (Artikullin e plotë nga Hivzi Muharremi mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme