Kulturë

Shfaqet në Tiranë “Kaligula” nga trupa e Kosovës

Trupa e Teatrit të Kosovës doli në skenë dje me shfaqjen “Kaligula”, si pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit në sallën e Universitetit të Arteve, transmeton atsh.

“Kaligula” erdhi për publikun kryeqytetas, nën regjinë e Kushtrim Koliqit, me kastin e aktorëve Adrian Morina, Allmir Suhodolli, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Gresa Pallaska, Meli Qena, Shkëlzen Veseli e Ylber Bardhi.

Shfaqja flet për një princ relativisht të dashur në fillimet e mbretërimit. Pas vdekjes së të dashurës së tij, Drusilës, ai kupton se bota nuk është e kënaqshme. Prej këtij çasti, i pushtuar nga ideja e së pamundurës, i helmuar nga përbuzja, ai tenton përmes vrasjeve sistematike të ushtrojë një liri që në fund zbulon se është e gabuar.

Ai refuzon miqësinë, dashurinë, solidaritetin, të mirën dhe të keqen. E vërteta këtu qëndron në revoltën e fatit, gabimi i tij është injorimi që u bën njerëzve.