Kulturë

“Fiction Fest” synon të bëhet urë lidhëse midis shkrimtarësh

Një festival që për kryefjalë ka prozën artistike do t’i shtohet skenës së festivaleve letrare në vend. Festivali ndërkombëtar i prozës, “Fiction Fest”, do ta mbajë edicionin e parë në fillim të tetorit.

Më 4 dhe 5 tetor në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” fragmente do të lexohen nga shkrimtarët pjesëmarrës të festivalit, si Rexhep Qosja, Donika Dabishevci, Srgjan Tesin, Virion Graçi, Stefan Boshkoviq dhe Dimitar Samardjev, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në natën e dytë do të lexohen fragmente nga romanet e shkrimtarit tonë të njohur, Rexhep Qosja. Pas leximit të fragmenteve nga romanet e tij, që do ta bëjnë aktorët profesionistë të vendit tonë, me shkrimtarin Rexhep Qosja do të ketë një orë diskutimi lidhur me prozën e tij dhe artin e tij të shkrimit letrar”, është shkruar në njoftimin për media të publikuar të hënën nga organizatorët e festivalit.

Saranda Buzhala, koordinatore e “Fiction Fest”, ka thënë se festivali përfshin disa aspekte... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)