Kulturë

Evolucioni artistik i “Pink Floyd”

“Ekspozita e Pink Floyd: Mbetjet e tyre mortale” (The Pink Floyd Exhibition: Their Mortal Remains) është hapur në qendrën për art në “Dortmunder U”, pas një ndalese në Londër e Romë.

Në vitin 2017, kur ekspozita qe hapur në “Victoria & Albert Museum” në Londër, Victoria Broackes ishte kuratore seniore e ekspozitës. Ndërsa Aubrey “Po” Powell, drejtor kreativ i “Pink Floyd”, bashkë me partnerin e tij, të ndjerin Storm Thorgerson, kishte themeluar ekipin kreativ “Hipgonsis” më 1968, që dizajnoi shumicën e kopertinave të albumeve të “Pink Floyd”.

Broackes tregon se çfarë mund të presin vizitorët e ekspozitës, e hapur së fundmi në Gjermani.

“Është pak a shumë një udhëtim nëpër 50 vjet. Fillimi deri tek fundi është goxha kohë e gjatë për t’u mbuluar. Kemi nisur në Londrën e viteve ’60 dhe impaktin që kishte asokohe muzika nga Londra e Britania e Madhe në pjesën tjetër të botës. Dhe ‘Pink Floyd’ vërtet prezantonte këtë lloj tehu artistik”, ka rrëfyer ajo. Aubrey kishte nisur të bashkëpunonte me “Pink Floyd” në ditët e tyre të hershme. Ajo shpalos se çfarë ngjante asokohe... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)