Kulturë

Gjuha e lëçitur e Francës

Descriptive Text

Në një natë të ftohtë dimri, para nëntë vjetësh, ecja rrugëve të akullta me kalldrëm derisa era fishkëllente prapa shpinës sime në qytetin mesjetar të Sarlat-la-Canéda në rajonin Dordogne në jugperëndim të Francës.

Zona është e njohur për shpellat parahistorike, kështjellat mesjetare dhe zhardhokun e kërpudhave – ama këtu ndodhesha për një arsye krejt tjetër. Ishte takimi im i parë në “Café Oc”, një bashkëbisedim i përmuajshëm në “Café La Lune Poivre”. Një herë në muaj këtu mblidhen banorët lokalë dhe flasin gjuhën rajonale occitan.

Edhe pse shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për occitanishten, e njohur si “Langue d’Oc”, është njëra prej disa gjuhëve romantike që rrjedh nga latinishtja dhe flitet në gjashtë dialektet kryesore në Francën jugore, pak në perëndim të Italisë e pak në veri të Spanjës. E shqetësuar nëse do të më pranonin si një e huaj – por e mahnitur me gjuhën, kulturën dhe shpresën për të mësuar më shumë – shtyva derën dhe u përgatita për çdo rast. Një ajër i ngrohtë i përzier me erën e verës m’u përplas në fytyrë, ashtu siç më mirëpritën së bashku.

“Benvenguda a Café Oc,” [Mirëserdhe në Café Oc], bërtitën së bashku dhjetë njerëz, krejt 60-vjeçarë e më tepër, në gjuhën occitane. U prezantova në frëngjisht dhe më thanë se isha e mirëpritur. Një grua bëri me gisht ku duhej të ulesha dhe me një pëshpërimë të butë përkthente në frëngjishte për mua. Ngrohtësia e tyre, mirësia e saj dhe muhabeti i asaj nate më mbushën me më shumë dashuri për këtë tokë të lashtë të Périgordit, emri i moçëm i Dordognes që përbëhet nga një pjesë e regjionit të Lot-et-Garonne e deri në jug të Dordogne. Është rajon që ka tërhequr pas vetes njerëzit për më shumë se 400 mijë vjet. (Artikullin e plotë nga Bebe Bahrami për BBC, mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)