Zhveshja e Mitit të Kosovës

Zhveshja e Mitit të Kosovës

22 shtator 2018 12:55

Miti i Kosovës është njëra nga pikat qendrore të politikës nacionale serbe.

I formuar pas shekullit 14, miti me kohë është përplotësuar, politikisht është formësuar, e nga mesi i shekullit 19 është bërë baza ideologjike e lëvizjes kundër Perandorisë Otomane, shkruan Adnan Prekiq, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Në interpretimin njohës, funksioni bazë i tij është që përmes motiveve të përçarjes e të tradhtisë të sqarojë shkaqet e disfatës së Kosovës dhe që në këtë disfatë, përkatësisht në vlerat për të cilat luftëtarët kosovarë dhanë jetën, të gjendet burimi i frymëzimit të ri që do të inspironte për një forcë të re, hakmarrje dhe kthim të territoreve të humbura në shekullin 14.

Edhe pse vlera përdoruese e Mitit të Kosovës është konsumuar që nga viti 1918, në vitet e 60-ta të shekullit të 20-të bëhet rehabilitimi i tij. Nga fundi i viteve të 80-ta ai bëhet elementi kryesor i politikës shtetërore të Serbisë, e cila tek tani, pas tri decenieve dërgon mesazhet se ky mit, më në fund, duhet të arkivohet.

Pa u bërë ende plot tri decenie pas paraqitjes së Slobodan Milosheviqit në Kosovë dhe fjalimit historik në Gazimestan, trashëgimtari i tij në karrigen e njeriut të parë të Serbisë, u përpoq të luajë me po të njëjtën kartë.

Aleksandër Vuçiqi porositi nga Kosova se serbët një kohë të gjatë nuk kanë dashur ta dëgjonin të vërtetën dhe se ai kishte ardhur që atyre pa asnjë ngurrim atë të vërtetë t’ua thotë para syve. Ndërmjet dy fjalimeve në Kosovë prapa ka mbetur shumë histori. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme