Prishtinë, 1877

Prishtinë, 1877

22 shtator 2018 09:09

Ne ishim në Mitrovicë. Gjatë udhëtimit tonë mendova të ndalesha në brendinë e Turqisë evropiane e të kthehesha në Selanik, ku duhej të ngarkoheshim për Syra, po guida jonë na thoshte: duhet të shkoni ta takoni beun e Prishtinës.

Shkojmë, thashë, sepse e dija që Xhezaretli Ahmed (Ahmed le Resolu – Ahmedi i vendosur) ishte një personazh i famshëm dhe kisha dëshirë të njihesha me njeriun që kishte luajtur rol të rëndësishëm në vitin 1827, atëherë kur ishte asgjësuar flota turko-egjiptiane në Navarin, me ç’rast beu Xhezaretli Ahmedi kishte luajtur rol të rëndësishëm, saqë emri i tij përgjithmonë ishte gravuar në mendjen e bashkëkombësve të tij, shkruan sot Koha Ditore.

Nga Mitrovica deri në Prishtinë rruga nuk ishte edhe aq e keqe.

Kjo është rruga që shkohej nga Selaniku për Sarajevë drejt kufijve të Bosnjës, dhe kjo rrugë njihet me emrin “Rruga e Madhe”. Të pasnesërmen në mesditë ishim në hyrje të Paklaklar Konakut (Shtëpia e ciganëve), që kishte një vendbanim tepër modest që nuk përkon me emrin e beut të Prishtinës.

Prishtina e njohur në të kaluarën si Vicianum është një qytet i vogël, por shumë i bukur. Në afërsi të saj qetësisht rrjedh lumi Sitnica. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme