Kulturë

Mazhoranca pa opozitën voton pro shembjes së Teatrit Kombëtar

Godina e Teatrit do të shembet.

Ky është vendimi që kanë marrë sot 75 deputetë të mazhorancës, të cilët votuan pro një ligji të shumë debatuar, pa pjesëmarrjen e opozitës.

Mazhoranca pranoi kësisoj dekretin e presidentit Meta, por vijoi votimin për një version “të arnuar” për projektligjin, ku në letër thuhet se shtohet gara mes subjekteve.

Por, sikundër në rastin e parë, projektiligji nuk u konsultua me grupet e interesit dhe opinionin publik, duke u futur me urgjencë në Kuvend, për t’u votuar mandej në mënyrë të beftë vetëm nga deputetët e PS-së.

Ndërkohë qindra qytetarë dhe aktivistë protestuan jashtë Kuvendit, duke paralajmëruar edhe rezistencë fizike në mbrojtje të Teatrit, duke e cilësuar vendimin e qeverisë si klientelist.