“Sfidat”, shfaqje për jetën partiakale të një babai

19 shtator 2018 19:30

Jeta e një babai patriarkal, i cili refuzon t’i lejojë fëmijët e tij që të ndjekin ëndrrën e tyre, është rrëfyer në shfaqjen “Sfidat”, premierë kjo e cila u prezantua në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, raporotn KTV.

Kjo shfaqje e formatit interaktiv është realizuar nga të rinjtë e Gjimnazit “Skënderbeu”, në kuadër të programit “Brick” (BRIK), ka për synim të krijojë forma për përfshirjen e nxënësve kaçanikas në aktivitetet jashtëshkollore.

Pas shfaqjes, të pranishmit patën mundësi të inkuadrohen me pyetje të ndryshme. “Sfidat” do të shfaqet në disa shkolla të Komunës së Kaçanikut, ndërkohë realizimi i saj është përkrahur nga organizata INTEGRA.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme