Të shtunën në Prizren, “historitë e ndrydhura nga mitologjia klasike”

Të shtunën në Prizren, “historitë e ndrydhura nga mitologjia klasike”

19 shtator 2018 15:14

Të shtunën, më 22 shtator, në orën 19:00, në Kinemanë “Lumbardhi” në Prizren do të mbahet performanca dhe shfaqja e video artit EE-O nga artistja Lala Raščić.

EE-0 është një video për Kinemanë Lumbardhi, i komisionuar nga Kadist dhe Lumbardhi, si pjesë e projektit trevjeçar, “Not Fully Human, Not Human at All”, të kuruar nga Nataša Petrešin Bachelez.

“Jam i lumtur që të shtunën do ta shohim përfundimin e një procesi të gjatë të bashkëpunimit me KADIST dhe me Lalen, e cila e ka realizuar një pjesë të madhe të hulumtimit dhe produksionit në Prizren. Komisoini artistik, performanca e instalacioni, shënojnë një hapje të re artistike për Lumbardhin dhe do të shërbejnë si paralajmërim i produksioneve dhe programeve tona në vitet e ardhshme,” u shpreh drejtori i Fondacionit Lumbardhi, Ares Shporta.

“Bashkëpunimi me Kadist dhe Lumbardhin për EE-0, që do të shfaqet këtë të Shtune, erdhi në një pjesë apo kohë të rëndesishme të hulumtimit tim artistik, pra ne fillim të bashkëpunimit për projektin Europa Enterprise. Koha që kam kaluar në Prizren e ka afektuar shumë skriptën, disa tradita vendore janë të përmendura ne EE-0. Hulumtimi gjithashtu e afektoj estetiken e punës, posaçërisht takimi im me traditën e lyerjeve te nuseve ne regjionin e Zhupes”, tha artistja Lala Rascic.

EE-0, miti grek i Arachne-it është rikontekstualizuar në një skenar poetik, duke marrë një hap imagjinar nga antikiteti deri në science fiction. Historitë e ndrydhura nga mitologjia klasike janë të kombinuara me episode anekdotike të gjetura përmes hulumtimeve në terren në dhe rreth Prizrenit.

Si pjesë e inaugurimit të EE-0 në Kinemanë Lumbardhi, skenari do të realizohet edhe nga artistja Lala Raščić.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme