“Trimëri, por dhe mjerim”, Reshat Arbana feston 78-vjetorin

“Trimëri, por dhe mjerim”, Reshat Arbana feston 78-vjetorin

19 shtator 2018 14:14

Reshat Arbana ikona e skenës shqiptare ka festuar 78-vjetorin e lindjes. Dhe në këtë ditë të shënuar për të, i është rezervuar një festë e veçantë.

I emocionuar për festën mes miqve dhe kolegëve, ku i kanë uruar për një jetë të gjatë dhe me role të tjera në teatër dhe kinematografi, aktori ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa ka treguar edhe një ‘sekret’ nga jeta e tij.

Image

“Asnjëherë nuk i kam festuar përvjetorët sepse nuk i dua. Më krijojnë emocione shumë të mëdha, por sonte po më duket krejt ndryshe. Për burrin qenka trimëri e madhe të bëhet 78 vjet dhe të eci nga 80-tat, por na qenka edhe një mjerim i madh, kur mendon se ku do iki pas këtyre viteve që po kalojmë. Po ishallah në atë dynja, do shkojmë te ai vendi i mirë, jo te ai i keqi atje”, ka thënë Arbana.

“Faleminderit shumë, ju jam shumë mirënjohës, jashtëzakonisht faleminderit. Kam emocione shumë, më besoni që kam shumë emocione. Por, ju falënderoj shumë me gjithë zemër dhe jua shpërblefsha që të gjithëve në gëzime, në festa nëpër familjet tuaja”, u shpreh aktori i madh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme