Juniku, akorduesi i pianove i cili plot 27 vjet punon në Akademinë e Budapestit

Juniku, akorduesi i pianove i cili plot 27 vjet punon në Akademinë e Budapestit

18 shtator 2018 14:22

Adrian Juniku, është akordues pianosh. Tash e 28 vite jeton në Budapest, ndërsa plot 27 vite punon në Akademinë Franz Liszt të Budapestit, si akordues pianosh.

Gjatë intervistës me emisionin “Jeta” të KTV-së, Juniku emocionohet duke folur për vendlindjen, jetën larg saj, si dhe momentet kur ai shkel tokën e Kosovës.

Sa i përket profesionit është e çuditshme, edhe pse është mjeshtër i instrumentit të pianos, ai tregon për “Jeta” se si asnjëherë se ka pëlqyer këtë instrument. Ajo çka e dashuron me zemër është violinçela.

Po ashtu ai flet për këtë akademi muzikore e cila është mjaft e njohur për popullin Hungarez. Pastaj përmend edhe disa emra të njohur pianistësh me të cilët ka bashkëpunuar Juniku.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme