Kulturë

Vepra shqiptare “Tag” çel sezonin artistik të Teatrit Kombëtar në Tiranë

Descriptive Text

Vepra “Tag” shkruar nga Bashkim Hoxha me regji nga Andia Xhunga është dhe premiera e parë që çel sezonin artistik të Teatrit Kombëtar, që do të prezantohet te ”arTurbina”.

“Tag” është një vepër e shkruar për realitetin tonë. Është një fshat i dhënë pas “Facebook”-ut, i cili ka punët dhe angazhimet e veta, por përpiqet që të gjejë veten diku larg, duke kërkuar profile të ndryshëm për komunikim me të gjithë botën, duke harruar në të njëjtën kohë gjërat që ka shumë pranë, transmeton atsh.

Vepra ka në role aktorë të Teatrit Kombëtar, por dhe jashtë tij. Për të sjellë këtë vepër teatrore shqiptare regjisorja Andia Xhunga ka zgjedhur aktorë si Olta Daku, Gert Ferra, Indrit Çobani, Adelina Muça, Naun Shundi, Mehdi Malka, Ardian Cerga, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Artan Imami, Genti Deçka. Skenografia i është besuar skenografit Genc Shkodranit, ndërsa atmosfera e fshatit në kostume vjen nga Berina Kokona.

“Tag” do të jetë dhe vepra e parë teatrore që do të vij si remierë për publikun më 23 shtator në skenën e “arTurbinës”, për t’ia lënë më pas vendin dhe të tjera shfaqjeve teatrore.