Kulturë

Merr formë busti i Mid’hat Frashërit, që do të vendoset në Tiranë

Në 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit eshtrat e atdhetarit Mid’hat Frashëri do të kthehen në atdhe, pasi prehen tash e 69 vjet në New York, aty ku rilindësi vdiq, më 3 tetor të vitit 1949.

Për këtë arsye, Qendra Kombëtare e Riprodhimit të Veprave të Artit po punon për të pasur gati bustin në nder të Mid’hat Frashërit, raportojnë mediat shqiptare, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Me gjithë kalvarin e gjatë të Mid’hatit, më në fund u kthye tek nëna që e mbrujti dhe që e edukoi me këto ideale kaq fisnike. Ministria e Jashtme bashkë me Kryeministrinë dhe me përpjekjet e pashoqe të Uran Butkës e Tomas Frashërit, u bë e mundur që duke negociuar me shtetin amerikan, kockat e tij të vijnë nga Amerika e të prehen këtu”, ka thënë Agim Rada, drejtor i Qendrës Kombëtare të Riprodhimit të Veprave të Artit.

Busti i Mid’hat Frashërit do të vendoset krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit në Tiranë, në një ceremoni të veçantë, që është paralajmëruar të mbahet më 12 tetor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)