Kino “Lumbardhi” në Prizren synohet të rijetësohet

Kino “Lumbardhi” në Prizren synohet të rijetësohet

17 shtator 2018 08:32

Se objekti i kinemasë “Lumbardhi” duhet vendosur në shërbim të gjeneratave të ardhshme dhe se objektit duhet t’i shtohen funksione tjera për ta bërë atë të shfrytëzueshëm në baza ditore, është thënë në takimin konsultativ të Komisionit për Rijetësim të këtij objekti, me hisedarë të ndryshëm.

Komentet e takimit të mbajtur në kuadër të procesit për hartimin e projektit për restaurim e rijetësim të kësaj kinemaje do të shqyrtohen në një diskutim publik që pritet të mbahet muajin që vjen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Arkitektja Aslihan Demirtas nga studioja “Khora” ka bërë të ditur se ky proces synon që ta vendosë këtë ndërtesë në shërbim të gjeneratave të ardhshme në përputhje me aspiratat, dëshirat dhe nevojat e tyre.

Kinemaja ’Lumbardhi’ është ndërtuar dhe e menaxhuar dikur nga shteti.

Ares Shporta nga fondacioni “Lumbardhi” ka përmendur se bëhet fjalë për një institucion kulturor të qytetit, i cili pas dy vjetësh i mbush 70 vjet të themelimit.

“Rijetësimi dhe funksionalizimi i objektit të ish-kinemasë ‘Lumbardhi’ duhet t’u përgjigjet nevojave të reja të identifikuara nga komuniteti, duke respektuar të kaluarën e saj”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme