Kulturë

Piktorja e rebelimit me ngjyra

Loja me ngjyra dallohet fort kur vizitori hedh sytë në veprat që mbajnë nënshkrimin e Dije Bllacës.

Natyra e qetë e saj bie ndesh fort me rebelimin që shpërfaqet me plot mjeshtëri mbi pëlhurë, shkruan sot Koha Ditore.

Kritika e lidh me realitetin punën e saj, por në të njëjtën kohë pikturat janë abstrakte.

Gjatë procesit krijues, artistja kosovare që ka nisur një rrugëtim edhe jashtë vendit, thotë se janë emocionet ato që e udhëheqin e që shpërthimet e tyre kanalizohen në vepër.

Së fundmi, veprat e Bllacës janë ekspozuar për audiencën në Shkup. Ekspozita me titull “Sinqeritet mistik” është e treta personale e piktores që ka kryer studimet master në Universitetin e Prishtinës....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)