Kulturë

Mensës së Studentëve i projektohet ndërrimi i pamjes

Mensa e Studentëve është rrethuar me skele nga ana veriore dhe ajo perëndimore, duke u mbështjellë si një vendpunishte. Gjithandej janë grumbujt e stiroporit, me të cilin planifikohet të izolohet objekti i funksionalizuar më 1975.

Në njërën është krejt në fillim puna për vënien e stiroporit, shkruan sot Koha Ditore.

Punimet kanë nisur pa lejen e Komunës së Prishtinës dhe ky institucion lokal ka bërë edhe ndërprerjen e tyre.

Ndryshimi i pamjes së jashtme të objektit është iniciativë e Qendrës së Studentëve nëpërmjet një projekti që përkrahet nga Banka Botërore. Ky nuk është rasti i parë që ndërtesat e viteve të socializmit në Kosovë i nënshtrohen ndërhyrjeve, të cilat ua humbin pamjen e jashtme që përfaqëson modernizmin arkitekturor në vend.

Projekti që nga disa arkitektë konsiderohet se do ta shpërfytyrojë këtë objekt fillimisht është dorëzuar në Komunën e Prishtinës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)