Kulturë

Drejtësia sociale përballë mundësisë

Nocioni i drejtësisë sociale, si shumë të tjerë në shkencat shoqërore, kuptohet në forma të ndryshme dhe jo rrallëherë përdorimi i tij përbën një pasaktësi të madhe, të cilën Ludwig Wittgenstein do ta kualifikonte si “problem filozofik” që lind nga diskutimi i përditshëm.

Për t’iu shmangur një përdorimi të tillë, duhet sqaruar në rend të parë se, drejtësia sociale në të shumtën e rasteve ndërlidhet me idenë e mirëqenies sociale, kurse kjo e fundit perceptohet shpesh vetëm në aspektin e saj ekonomik dhe jo edhe atë politik, çfarë përbën prapë një “problem filozofik”, shkruan sot Shkumbin Beqiri në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Cilësori sociale që i vishet si mirëqenies ashtu edhe drejtësisë, nuk duhet kuptuar në asnjë rast si një përcaktues domosdo ideologjik i atyre nocioneve politike për të cilët secili definim mbetet subjektiv, ku të gjithë sipas mënyrës së tyre mund t’i japin të drejtë vetes.

Ndeshja në këtë trajtesë mes John Rawls dhe Fridrih fon Hayek mbase në plan të parë mund të mos duket e ndershme për shumë arsye lehtësisht të identifikuara, por zbërthimi i nocioneve të drejtësisë sociale nga i pari dhe i mirëqenies sociale nga i dyti, ofron një gërshetim të vlefshëm konceptesh për një diskutim të gjerë, çfarë do të ishte edhe qëllimi kryesor me këtë rast. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)