Kulturë

Voskopoja, mrekullitë e objekteve të kultit të gdhendura në dru

“Voskopoja – 4 mrekullitë e gdhendura në dru” me autore Fatbardha Shkupi është libri që i ofrohet lexuesve si një thesar i shtuar dhe informativ mbi objektet e trashëgimisë tonë kulturore dhe historikun e tyre.

Për Voskopojën është folur shumë por libri i sjellë nga studiuesja e njohur Fatbardha Shkupi, e cila njeh mirë terrenin si dhe objektin e analizuar, përbën një pasuri, që na shërben si një guidë për interpretimin e një teknike shumë të përhapur deri në shek. XIX, sic është gdhendja në dru.

Studiuesja, gjithashtu, përshkruan me hollësi historikun e ndërtimit të katër kishave me stilin dhe artin e të daltuarit, të disa mjeshtërve shqiptarë të ardhur nga Krimi i Kosturit, Mariani, Lavdari, Karbanjozi, Dushari e Misrasi, fshatra të Oparit, në rrethin e Korçës.

Image