“ArchDaily” - shembull i misionit të arkitekturës për jetë cilësore

“ArchDaily” - shembull i misionit të arkitekturës për jetë cilësore

14 shtator 2018 12:25

Prishtinë, 14 shtator – Urbanizmi global bashkë me zhvillimin e teknologjisë rritën nevojën edhe për qasje të reja. Për të qenë në hap me këto ndryshime, lindën edhe ide e platforma të ndryshme. Një shembull se si një projekt i vogël mori përmasa botërore, është “ArchDaily”. Kjo platformë, e cila sot konsiderohet si “faqja më e vizituar e arkitekturës në botë”, kur nisi funksionin e saj para 10 vjetësh, synimet i kishte të qarta.

Me kohë ato ndryshuan dhe u zgjeruan. “ArchDaily” sot shërben si një prej formave më të shpejta të marrjes së informatave sa i përket arkitekturës. Ka mbi 13 milionë klikime në muaj. Arkivon projekte e materiale të arkitektëve e kompanive nga mbarë bota, shpërndan lajme që lidhen me arkitekturën dhe urbanizmin në një shkallë që nuk ishte e mundur dy dekada më parë. Që nga themelimi më 2008 ka vepruar duke u bazuar në një mision të vetëm: të bëjë më të lehtë qasjen e arkitektëve në informacione që lidhen me fushën e tyre.

Themeluesi dhe njëherësh drejtori i kësaj platforme të madhe online, arkitekti kilian David Basulto, gjatë një ligjërate në Prishtinë të mërkurën mbrëma foli pikërisht për themelimin dhe ndikimin e “ArchDaily”. Ai erdhi në kryeqytet në kuadër të “Festivalit të Arkitekturës në Kosovë”.

Në sallën e bibliotekës kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, e cila qe e mbushur përplot, ai foli për mënyrën e ndërtimit të një ideje të re në arkitekturë, kuptimin e globalizimit, identitetin, vetëdijen dhe ridefinimin e nevojshëm të rolit të arkitektit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme