Baleti i Kosovës arrin në Bullgari me borxhe

Baleti i Kosovës arrin në Bullgari me borxhe

14 shtator 2018 09:09

Prishtinë, 14 shtator – Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës në mëngjesin e së enjtes ia kanë mësyrë Bullgarisë pa e marrë asnjë cent nga shteti, shkruan sot Koha Ditore.

Transportin e kanë siguruar vetë, përderisa anëtarët e trupës, në vend që të marrin mëditje nga buxheti që u takon, janë detyruar të hyjnë borxh nëpër familjarë. Krejt këtë e kanë bërë për ta shfaqur “Xhuljetën pa Romeon”, me koreografi të Darrel Toulon në qytetin bullgar Ruse.

Në gjendje kolapsi, sikurse edhe institucionet e tjera, tash e tre muaj është edhe BKK-ja. Për BKK-në, ky është prezantimi i dytë brenda vitit në shtetin bullgar (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme