Kulturë

Sezoni i ri i emisionit “Jeta” nis me shqiptarët nga Budapesti

Mysafiri i parë ishte Adrian Juniku, akordues pianosh, i cili tash e 28 vite jeton në Budapest, ndërsa plot 27 vite është pjesë e Akademisë muzikore Franz Liszt të Budapestit.

Ai tregon për këtë profesion si dhe për jetën e një shqiptari midis popullit Hungarez.

Gjatë intervistës, Juniku shpjegon për punën e akordimit të pianos si dhe për mallin që ka për vendlindjen.

Emocionet e tij ai nuk arrin ti ndalë gjatë emisionit.