Kulturë

Arkeologët në Egjipt zbulojnë një vendbanim nga neoliti, më i lashtë se piramidat

Descriptive Text

Në Egjipt raportohet se arkeologët kanë zbuluar një nga vendbanimet më të vjetra që është gjetur ndonjëherë në deltën e Nilit, me mbetjet arkeologjike që raportohet se datojnë para faraonëve.

Ministria e Antikiteteve të dielën ka deklaruar se vendi arkeologjik i kohës së neolitit është zbuluar në Tell el-Samara, rreth 140 kilometra në veri të Kajros, transmeton Koha.net shkrimin e AP.

Arkeologu, që ka udhëhequr këto gërmime, Frederic Gio thotë se ekipi i tij ka gjetur mbetje arkeologjike që përbëhen nga eshtrat e kafshëve dhe ushqime, që dëshmon banimin e njerëzve në më shumë se 5 mijë vjet para erës së re.

Madje ky zbulim mund të jetë 250 vjet më i vjetër se kur janë ndërtuar piramidat e Gizës.