Kulturë

“BlacKkKlansman” si goditje për regjimin e Trumpit

Descriptive Text

Filmi “BlacKkKlansman” i Spike Lee ndizet si makinë e pinballit, me zhurmë, ndriçim, rrapëllimë, me eksploatim të afro-amerikanëve, anakronizëm strategjik dhe jodelikat në paralajmërimin se diçka jo e kënaqshme do të ndodhë me rregullin e ri të Trumpit.

Kjo është një taktikë mashtruese – që do të thotë se në një moment dikush në fakt mund të flasë për gjetjen e “kuptimit për Amerikën që të rishpallë madhështinë e saj të mëparshme”.

Ky film është komedi e gjerë satirike për luftën racore të viteve ’70 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një rrëfim për afro-amerikanët dhe i tëri bazohet në storien e vërtetë të Ron Stallworth, policit afrikano-amerikan nga Kolorado, i cili organizoi infiltrimin e vendasve të klanit KKK (Ku Klux Klan) duke u paraqitur si një fanatik e racist i bardhë nëpërmjet telefonit dhe duke i dërguar policët në përballje të drejtpërdrejtë me ta.

Filmi nis me një mprehtësi, me një performancë të shkëlqyer të Alec Baldwin, i cili vetë portretizon Donald Trumpin në SNL, derisa në film luan rolin e një ekstremisti të fuqishëm... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)