Kulturë

Flaka Haliti me ekspozitë në Tiranë nga 7 shtatori deri më 9 nëntor

Artistja nga Kosova, Flaka Haliti, do të çelë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë një ekspozitë personale.

“Këtu-apo atje, është më atje” titullohet ekspozita e Halitit, që do të hapet më 7 shtator e do të mbyllet më 9 nëntor, si pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri, bën të ditur atsh.

Artistja kosovare po e zhvillon karrierën e saj artistike në shtete të ndryshme europiane, këtë radhë punën e saj do ta prezantojë për publikun kryeqytetas.

Haliti ka marrë pjesë edhe në edicionin e 56-të të Bienales së Venecias. “Qielli i kaltër”, quhej ekspozita e saj në Venecia, si një spekulim që lë pas kufizimet hapësinore.

Haliti është fituese e çmimit “Muslim Mulliqi” për vitin 2014 me veprën e saj “Kapuçat nevojiten pas kësaj pike”.