Kulturë

Aktivizohen “xhirollogaritë e parregullta” të institucioneve kulturore

Tre muaj pasi ka ndërprerë financimin e institucioneve të kulturës dhe atyre të trashëgimisë kulturore pasi i ishte tërhequr vërejtja se transferimet e deritashme ishin të parregullta, Ministria e Kulturës i është kthyer formës së vjetër.

Nga e marta ka vendosur t’u derdhë mjete institucioneve vartëse në llogaritë e tyre në bankat komerciale, siç është bërë deri në fund të qershorit të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo “zgjidhje” është gjetur pas gjendjes së kolapsit që kanë pësuar institucionet vartëse të MKRS-së, për të cilën gazeta kishte raportuar të hënën. Ajo çfarë ka bërë MKRS-ja është aktivizimi i xhirollogarive, të cilat Zyra Kombëtare e Auditimit ia kishte bërë me dije se janë të parregullta. Kësisoj kanë qenë tash 18 vjet.

Shumica prej institucioneve tashmë janë në detyrime financiare ndaj punonjësve e palëve të tjera që u kanë kryer shërbime. Vazhdimi i financimit do të bëhet deri me aprovimin e Ligji për buxhetin e vitit 2019. Nëpërmjet ligjit synohet që institucioneve t’u krijohet pavarësi financiare, ashtu siç përcaktojnë edhe ligjet e veçanta, siç është ai për teatro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)