Artisti kosovar, Driton Selmani, do të bëjë një intervenim në hapësirë publike në qytetin austriak Bregenz. Paralajmëron se një peshk të llojit piranja do ta hedhë në fontanën në hyrje të ndërtesës “Landhaus Bregenz”, parlamenti i landit Vorarlberg në perëndim të Austrisë.
Ky lloj peshku grabitqar dhe i rrezikshëm, në shënjestër ka prenë edhe nëse është më e madhe se trupi i tij. Selmani krejt këtë e përdor si metaforë e që përthekohet në veprën që e ka titulluar “Burimi i dyshimit”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vepra e tij do të prezantohet në kuadër të edicionit të katërt të “Bregenz Biennale”, e cila do të sjellë 46 intervenime të ndryshme nga po aq artistë që do të mblidhen prej vendeve të ndryshme të botës. Kjo bienale, e cila nisi për herë të parë në vitin 2012, si temë këtë vit ka “The Map is the Territory”. Është lënë si misterioze se kur do të mbahet saktësisht. Në faqen zyrtare shkruan “fundi i muajit gusht, fillimi i muajit shtator”.
Por megjithatë, Selmani do të jetë prezent në qytetin Bregenz me veprën e tij. Në konceptin e kësaj ndërhyrjeje artistike thuhet se “Burimi i dyshimit” është simbol se puna në grup është qasje më e mirë për të kryer disa gjëra të caktuara, derisa po ashtu është reprezentim i egërsisë dhe copëtimit të armiqve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
27 gusht 2018 12:53
-
Shpërndaje në: