Kulturë

Rikthehen çmimet për kinematografi, Besim Sahatçiu nderohet post mortem

Descriptive Text

Gati tre muaj pasi e ka shkelur Rregulloren e vet, Ministria e Kulturës është kujtuar për çmimet vjetore në fushën e kinematografisë.

Të dielën mbrëma, nëpërmjet një komunikate, ka njoftuar për ceremoninë që do të mbahet sot (e hënë) në kabinetin e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, sikurse edhe për laureatët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Regjisori e skenaristi Besim Sahatçiu është nderuar post mortem me çmimin kombëtar për veprimtari jetësore “Bekim Fehmiu”. E regjisorja Blerta Zeqiri është laureate e Çmimit Vjetor për Kinematografi. Filmi i saj debutues i metrazhit të gjatë, “Martesa”, pati suksese të mëdha në festivale botërore.

Ndarja e çmimeve në fushën e kinematografisë është dashur të jetë punë e kryer qysh në ditën e parë të qershorit. Se çmimi vjetor për kinematografi – përfshirë atë për vepër jetësore që mban emrin e Bekim Fehmiut – duhet të ndahet çdo vit në një ceremoni solemne më 1 qershor, në datëlindjen e aktorit me nam, përcaktohet me Rregulloren që ka hyrë në fuqi qysh më 2014.

Që Besim Sahatçiu e Blerta Zeqiri të jenë laureatët e sivjetmë ka vendosur juria në përbërje të Isa Qosjes, Fadil Hysajt, Ardiana Pajazitit, Fatos Berishës dhe Kimete Berishës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)