Kulturë

“Crazy Rich Asians” dëshmon fuqinë e diversitetit

Si një njoftim i shpejtë në “Instagram”, ashtu edhe “Crazy Rich Asians” riviziton të vërtetën e pavdekshme universale te Jane Austenit rreth një burri, i cili posedon një pasuri të madhe dhe është në kërkim të një gruaje.

Burri në fjalë është Nick Young (Henry Golding), pasardhës i një familjeje të pasur e cila merret me patundshmëri në Singapor. Niveli i pasurisë së tij bëhet i ditur në skenën e parë ku nëna e tij, e fyer nga menaxheri i një hoteli luksoz në Londër e blen hotelin.

Nuk ka dyshim në mendjen e Nickut rreth gruas që ai do ta martojë: Rachel Chu (Constance Wu), profesoreshë e ekonomisë, me prejardhje nga Queens. Ajo dhe Nicku, të cilët kanë qenë së bashku për disa vite, janë një çift perfekt.

Të paktën në Manhattan. Por kur shkojnë në Singapor në një dasmë, Rachel e gjen veten të papranuar nga gjenerata më e vjetër dhe konsiderohet e padenjë nga rivalet potenciale. ... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)