Kulturë

Besa si virtyt përtej së mirës dhe së keqes

Besa si tipar etno-moral dhe etno-juridik në jetën e shqiptarëve (dhe jo vetëm) është bërë objekt refleksionesh e analizash nga folkloristë, nga etnografë e antropologë të ndryshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Balada e ringjalljes “Doruntina dhe Konstandini” (si dhe motërzimet e saj) – duke e pasur besën një nga përbërësit qendror të strukturës së vet syzheike-kompozicionale – nga romancierë, poetë e dramaturgë të ndryshëm është bërë objekt risemantizimi artistiko-letrar. Kështu, bie fjala, në veprën “Kush e solli Doruntinën” Ismail Kadare, përmes reduktimit fenomenologjik (pas një tendence të fortë çmitizimi, në fund të veprës përjashtohet nga konkluzionet e stresit, domosdoshmëria e njohjes së dimensionit transcendental të besës), besën, nga fusha e logjikës mitologjizuese, e redukton në kategori të logjikës historiciste, si komponentë i rëndësishëm ndërgjegjësimi për rolin që arbërit duhet ta kenë përballë historisë dhe në histori. Ndërkaq, në dramën “Gjaku i Arbërit” të Fadil Krajës, “ringjallja”, vjen në një rrafsh krejtësisht historizues.

(Esenë e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)