Kulturë

Skënderbeu – frymëzim shekullor i kryeveprave

Descriptive Text

Qysh para 50 vjetëve, veprat e zhanreve të ndryshme në botë që i ishin kushtuar heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shkonin deri në një mijë, shkruan sot Koha Ditore.

Botimet e librave historikë dhe veprat letrare për figurën e prijësit të arbërve kanë dallime të mëdha mes vete. Por e përbashkëta e tyre është që ai gjithmonë paraqitet si prijës, komandant e strateg i zoti që nuk u mposht. Skënderbeu (1405-1468) në 550-vjetorin e vdekjes ka bërë bashkë një numër seminaristësh në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Të premten është mbajtur tryeza “Figura e Skënderbeut në letërsinë shqipe”.

Studiuesi i letërsisë, Sali Bashota, ka thënë se historianë, shkrimtarë, poetë, dramaturgë, piktorë, skulptorë, kompozitorë, filozofë e eseistë shqiptarë dhe të tjerë, e kanë trajtuar figurën e Skënderbeut në veprat e tyre të ndryshme duke bërë që kryeheroi i shqiptarëve të marrë përmasat evropiane e botërore. Ka thënë se nga Marin Barleti e deri te Ismail Kadare, figura e Skënderbeut është trajtuar e ndërlidhur me fatin dhe të bëmat e shqiptarëve në periudha të caktuara të historisë së tyre.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)