Kulturë

Faruk Begolli i harruar

Descriptive Text

Kishte ballë të lartë, përmbi i dallgëzonin flokët e buta, vitet ishin ato që ia kishin gllabëruar një pjesë të flokëve, mirëpo nuk munden t’ia humbnin shkëlqimin e argjendtë. Sytë i kishte të vegjël, të mprehtë, shikim të thellë i cili çarmatoste çdo gjë që e kishte përballë. Pinte shumë raki që nganjëherë e zbuste me ujë, shkruan sot Koha Ditore.

Thonë në dehje është e vërteta. Dehja për të ishte sikur për fëmijët çokollata, ai jetonte me të. Ai pinte në fatin e tij dhe e dinte se asgjë nuk mund të ndryshohet, nuk e shpresonte përjetësinë, jetonte me të tanishmen dhe nuk i frikësohej vdekjes.

E dinte se disa vdesin shumë vonë, ndërsa disa shumë herët, por askush nuk mendonte se duhet të vdesë në kohë të duhur dhe vdekja për të ishte si një mik i afërt, i mirë. Nuk i pëlqente të vdiste me ceremoni. Ndoshta mendonte se njerëzit e kotë kanë dëshirë të vdesin me ceremoni, të bëjnë zhurmë. Si të mos kenë dëshirë, kur edhe lëvozhga ka dëshirë të kërcasë, ndërsa Begolli e donte vetminë, por kurrë nuk ndihej i tillë.
(Tekstin e plotë lexoejn i sot në Koha Ditore)