Kulturë

“Hyjnesha...” nuk lëviz në shenjë proteste

Festivali Ndërkombëtar i filmit, “Hyjnesha në Fron” e ka ndalur trenin. Në vitin e katërt me radhë që ekrani i festivalit ndizet në tren, kësaj radhe vagonët janë statikë. Në katër ditët e edicionit të 11-të, publiku nuk do të udhëtojë nëpër qytete të Kosovës duke parë filma. Krejt kjo është bërë në shenjë proteste për pamundësinë e kosovarëve që të lëvizin lirshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Por në ditën e dytë të Festivalit tradicional edhe ekrani nuk është ndezur në kohën e duhur.

Me gjysmë ore vonesë, filmat e shkurtër janë shfaqur para një publiku prej 9 vetash. Pos stafit organizativ e jurisë, vetëm një punonjës i Stacionit të trenit në Prishtinë ka shikuar disa prej filmave.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)