Kulturë

Sonte përfundon edicioni i 9-të i filmit të animuar, KTV sjell detajet

Sonte përfundon edicioni i 9-të i festivalit të filmave të animuar “Anibar”, i cili është mbajtur në qytetin e Pejës shtatë ditë me radhë.

Në ceremoninë mbyllëse të këtij festivali do të ndahen çmimet për filmat më të mirë, shkruan Koha.net.

Ndër çmimet që do të ndahen sonte janë: çmimi për “Filmin më të mirë Ndërkombëtar”, “Filmin më të mirë nga Ballkani”, “Filmin më të mirë për Videon Muzikore (Music Video)”, “Filmin më të mirë për Studentë”, si dhe “Çmimi nga Audienca”.

“Tema e këtij edicioni është shumë e veçantë. Ka pasur prezantime nga Kosova dhe nga regjisor të njohur ndërkombëtarë. Po ashtu, ka pasur edhe një numër i madh i prezantimeve për temën kryesore ‘panelin 50/50” për barazi gjinore si dhe për përfshirjen më të madhe të grave në animacion”, ka thënë Vullnet Sanaja, drejtori ekzekutiv i “Anibarit”

“E veçanta tjetër e këtij edicioni ka qene edhe një numër i madh i punëtorive. Në këtë edicion kemi pasur gjithsej katër punëtori të cilat janë mbajtur gjatë këtij edicioni, sidomos për zhvillim të aftësive të të rinjve në animacion”, shtoi Sanaja.

Mbi 200 filma janë shfaqur në këtë edicion. Këto filma janë shfaqur në katër lokacione.