Kulturë

Opera e refugjatëve

“Ne të gjithë e kemi nga një rrëfim për Moisiun, sepse faktikisht ai është rrëfimi ynë”, thotë një adoleshent, refugjat nga Afganistani, i ardhur nëpërmjet Iranit, në një dialekt “hazaragi” para audiencës gjermano-folëse në Operën Shtetërore Bavareze, në një mbrëmje të së dielës.

Të tjerët përsërisin: “Rrëfimi i Moisiut është gjithashtu rrëfimi im”, thonë ata në frëngjishte, në gjuhën kurde, greqishte e arabishte. Ata ishin pjesë e kastës së produksionit të ri “Moses” të realizuar nga “Bavarian State Opera” në kuadër të programit të të rinjve, shkruar për refugjatët, fëmijët e emigrantëve dhe bavarezët e lindur e të rritur aty.

Në këtë operë bëhet një gërshetim i muzikës së re kompozuar nga Benedikt Brachtel dhe ka fragmente të përshtatura nga “Mosè in Egitto” të Rossinit, e adoleshentët rrëfejnë historinë e Moisiut − një e përbashkët për ndjekësit e Biblës, Toras e Kuranit – me qasje brechtiane mbi përvojat e refugjatëve dhe ngjarjeve aktuale.

Regjisorja Jessica Glause, që ka shkruar libretin bazuar në intervistat me refugjatët që janë pjesë e kastës, ka sjellë një përzierje mes humorit, horrorit e energjisë rinore, që përjetohet si një lloj dokumentari didaktik për krizën evropiane të refugjatëve... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)