Kulturë

Filmbërësi i rrëfimeve personale

Në jetën e Erblin Nushit gjithçka ka ndryshuar kur ai nisi ta rrëfente historinë e luftës së fundit në Kosovë.

Kujtimet e atij që luftën e kishte përjetuar në moshë 6-vjeçare do t’i linin të shokuar miqtë e tij në Amerikë. Qysh herët e ka ditur se filmi është mënyra më e mirë për t’i kanalizuar të gjitha ato kujtime.

Qyshkur ka qenë 10-vjeçar, Nushi ka nisur të marrë mësime për aktrim. Pasioni i tij për filmin është rritur edhe më, derisa ai ka ndjekur hapat e motrës, që po ashtu është aktore.

Nushi, që ka përfunduar studimet bazike në “George Mason University”, së fundmi e ka jetësuar një ëndërr të madhe. U bë pjesë e finales së “Student Academy Award”. Mes tetë filmash, Akademia prestigjioze do ta vlerësojë edhe “Binin”, që shpërfaq një fragment nga historia e re e Kosovës.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Nushi, i cili ishte zhvendosur në ShBA më 2010, thotë se e gjithë karriera e tij prej filmbërësi lidhet kryekëput me historinë e vendit të origjinës.

(Më gjerësisht lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)