Kulturë

Kultura mund t’i zbusë proceset e vrazhda politike

Letërsia shqiptare nuk është në nivel më të ulët sesa ajo e rajonit. Bile, është ndër më të mirat. Se është më e mirë sesa ajo e sllavëve që janë fqinj të shqiptarëve, është tejet i bindur.

Por akademiku, Mehmet Kraja mendon se letërsia tashmë është në kohen e saj të keqe. Jo vetëm te shqiptarët, por edhe në shumë vende të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë temë dhe shumë të tjera, Kraja i ka trajtuar gjerë e gjatë në mbrëmjen e së enjtes në diskutimin “Letërsia dhe qyteti”, projekt i gazetareve Esmeralda Bardhyli e Beti Njuma.

Diskutimet me shkrimtarë që në Shqipëri bëhen tash e dy vjet, në Kosovë kanë filluar me Krajën, i cili për një orë ka folur edhe për orientimin e Kosovës, bashkimin kombëtar që sipas tij ka parakushte.

Debati për korrigjim kufijsh a për shkëmbim territoresh, sipas tij, e ka zanafillën te trillimet nga politikanët dhe e ka identifikuar atë që e hodhi këtë ide. Por për krejt proceset e vrazhda politike, “kundërpërgjigja” është kultura. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)