Kulturë

Vdes “mbretëresha e soulit”, Aretha Franklin

Descriptive Text

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare mbretëresha e muzikës soul, Aretha Franklin, raporton BBC. Gruaja e parë që kishte hyrë në “Rock and Roll Hall of Fame”, ka vdekur sot në Detroit.

Këngëtarja legjendare ishte diagnostifikuar me kancer më 2010, dhe në vitin e kaluar kishte konfirmuar pensionimin nga muzika, transmeton Koha.net.

Performancën e fundit e kishte dhënë në nëntorin e vitit të kaluar në New York.